12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë UT për herë të parë shpallet konkursi për degët specialistike nga...

Në UT për herë të parë shpallet konkursi për degët specialistike nga Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë

 Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, e publikoi Shpalljen publike për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim ose miratim të specializimeve të profesionistëve të shëndetësisë me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë me arsimim të lartë për vitin 2023.

Në konkursin për degët specialistike dhe subspecialistike mund të aplikojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor me arsim të lartë, në fushën e mjekësisë edhe atë në programet e specializimit: Pediatri, Kirurgji urologjike, Kardiologji, Mjekësi interne, Psikiatri, Gjinekologji dhe akusheri, si dhe Kirurgji e përgjithshme. Po ashtu, në konkursin në fjalë të drejtë aplikimi kanë edhe punonjësit shëndetësorë, gjegjësisht bashkëpunëtorët shëndetësorë të punësuar në institucione private, persona të tjerë juridikë dhe të papunë, edhe atë, në degët specialistike: Pediatri, Kirurgji urologjike, Kardiologji, Mjekësi interne, Psikiatri, Gjinekologji dhe akusheri, Kirurgji e përgjithshme si dhe Mjekësi familjare..

Kërkesa për miratimin e specializimeve së bashku me dokumentacionin e plotë dorëzohet nga ana institucionit publik shëndetësor, ku është i punësuar punonjësi shëndetësor, gjegjësisht bashkëpunëtori shëndetësor, institucioni shëndetësor privat në të cilin është i punësuar punonjësi shëndetësor, ose nga punonjësi shëndetësor i papunësuar, në përputhje me dispozitat e Ligjit për kujdesin shëndetësor dhe Rregulloren për specializimet dhe subspecializimet e punonjësve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë, me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë, më së voni në afat prej 30 ditësh nga dita e publikimit të Shpalljes (4.09.2023), në arkivin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës.

Siç njoftojnë nga Zyra për Informim e UT-së, informacionet shtesë për dokumentet e nevojshme për regjistrimin e kandidatëve për specializim, të punësuar në ISHP, personat e tjerë juridikë, si dhe personat e papunë mund t’i gjejnë në lidhësen në vazhdim: https://unite.edu.mk/konkurs-per-deget-specialistike-dhe-subspecialistike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments