6.1 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeMaqedoniHyrja në Gërçec, gjuajtjet mes grupeve të nëntokës/Spasovski: Jemi të vendosur që...

Hyrja në Gërçec, gjuajtjet mes grupeve të nëntokës/Spasovski: Jemi të vendosur që ta vëmë në kontroll këtë proces…

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në “Summer Click” në TV21 u pyet për aksionet e fundit për arrestimin e narko dilerëve si dhe për njoftimet e MPB-së me emër, respektivisht identitet të ekspozuar të po të njëjtëve. Spasovski tha se krimi për 8 muaj është ulur për 10,6 për qind, ndërsa tha se janë të vendosur për të zhbërë grupet kriminale, që sipas tij janë bërë kryesisht në kohën kur qeveriste VMRO-DPMNE.

azetari: Është arrestuar njëri nga dilerët e njohur të drogës, kur më ka qenë i njohur, pse nuk e keni arrestuar më parë, keni hyrë në Gërçec, ka pasur të shtëna në nëntokë, çfarë është bërë dhe a ka mundësi më saktë të themi se çfarë është kapur nga droga?

Unë do jap të dhëna që janë për 8 muajt e vitit 2023, fillimisht, kriminaliteti i përgjithshëm në shtete është ulur për 10,6 për qind. Nuk ka dhe nuk do të ketë pardon për askënd. Ju vetë jenë dëshmitarë që me vite, me vite ka pasur krijime të strukturave të tilla kriminale, posaçërisht në atë periudhë kur regjimi qeveriste me RMV-në, dhe vetë ajo që publikohen çdo ditë, vetë përkushtimi në arrestimin të kriminelëve më të mëdhenj në këtë pjesë, tregon se sa jemi të përkushtuar që të vendoset në kontroll i gjithë ky proces”, tha Spasovksi në Summer Click.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments