11.8 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeMaqedoniArrestohet bashkëshorti i një këshilltareje nga VMRO-DPMNE në Sopishtë për posedim dhe...

Arrestohet bashkëshorti i një këshilltareje nga VMRO-DPMNE në Sopishtë për posedim dhe shitje droge?!

“Sot zyrtarët policorë nga Sektori i MPB-së – Shkup, Njësiti për tregti të paligjshme, pas marrjes së informacioneve operative dhe urdhër bastisjes nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në një banesën e D.C. (38) në afërsi të të fshatit Dobri doll, komuna e Sopishtës. Gjatë kontrollit u gjetën katër thasë me rreth katër kilogramë marijuanë, me vlerë rreth 20 mijë euro, informojnë nga MPB”, përcjell PRESSonline.al

Siç njoftojnë nga policia, D.C. është privuar nga liria dhe është ndaluar në polici dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës me procedurë të shpejtë.

Ndërsa siç mëson 24info, i arrestuari është bashkëshorti i një këshilltareje nga radhët e VMRO-DPMNE-së në komunën e Sopishtës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments