11.8 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeOsmani – Joly: Mbështetje kanadeze për integrimet. Regjimi pa viza me Kanadanë...

Osmani – Joly: Mbështetje kanadeze për integrimet. Regjimi pa viza me Kanadanë është një nga zgjidhjet për marrëdhënie më të mira

Ndërkohë ministrja e Jashtme e Kanadës, beson fuqishëm se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe mund tha se qytetarët e Maqedonisë mund të mbështetet në përkrahjen e shtetit të saj.

Në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Jolie, është takuar me homologun e saj nga Maqedonia, Bujar Osmani. Gjatë takimit ata kanë diskutuar rreth  marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë, aleancën në NATO, kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-së, si dhe çështje të tjera aktuale në politikën e jashtme.

Bujar Osmani u shpreh se kanë pasur një takim produktiv ku hapëm çështje të rëndësishme dhe vlerësojmë se vizita vjen në një moment vendimtar për vendin. “E mirëpritëm aleancën e fortë të NATO-s. Ne kontribuojmë së bashku në forcimin e krahut lindor të NATO-s. Këtu dëshiroj të theksoj pjesëmarrjen e ushtarëve tanë në praninë e përforcuar në Letoni. Takimi i sotëm është një mundësi për të projektuar të ardhmen tonë, duke qenë se jemi dy shtete që ndajmë të njëjta vlera. Ne kemi një potencial shumë më të madh për bashkëpunim ekonomik dhe marrim përsipër që në të ardhmen t’i përkushtohemi kësaj teme”, theksoi Osmani.

Ndërkohë ministrja e Jashtme e Kanadës, beson fuqishëm se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe mund tha se qytetarët e Maqedonisë mund të mbështetet në përkrahjen e shtetit të saj. “Maqedonia e Veriut është e vendosur dhe e aftë dhe dua t’ju inkurajoj që të vazhdoni përpjekjet tuaja për anëtarësim në BE. Dëshiroj t’ju inkurajoj që të vazhdoni përpjekjet tuaja për t’iu afruar BE-së dhe Maqedonia e Veriut është e vendosur dhe e aftë, sepse ne e dimë se asnjë vend nuk mund të bëjë aq shumë i vetëm sa mund të bëjë së bashku me të tjerët”, tha ministrja kanadeze.

Ajo vlerësoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen dhe përkrahjen e Ukrainës në luftë me Rusinë. “Ju keni investuar shumë në mbështetjen e Ukrainës. Kanadaja ka bërë të njëjtën gjë dhe u ka dhënë miliarda dollarë banorëve të saj dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë së bashku me ju”, theksoi Jolie.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë tregoi se vizita e saj vjen në një moment vendimtar. “Ne shohim kërcënime nga autoritetet autoritare. “Informacioni duke u përdorur si armë, Kanadaja dëshiron të parandalojë këtë lloj lufte që Putin po bën kundër Ukrainës”, tha Jolie. E pyetur se kur Kanadaja do të heq vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Kanada, Jolie u përgjigj se tani jemi partnerë strategjikë duke siguruar bashkëpunim më të ngushtë dhe mund të gjejmë zgjidhje të ndryshme për çështje të ndryshme.

E pyetur nëse Kanadaja mund të miratojë një regjim pa viza me Maqedoninë, ajo tha se të dy vendet tani janë partnerë strategjikë dhe mund të gjenden zgjidhje të ndryshme për çështje të ndryshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments