7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi: Marëdhëniet me Albin Kurtin korrekte, opozita e keqpërdori ardhjen e...

Artan Grubi: Marëdhëniet me Albin Kurtin korrekte, opozita e keqpërdori ardhjen e tij, vendimet i merr Qeveria, jo komunat

Duke folur për raportet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ardhjen e tij në Çair dhe Tetovë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë se raportet me Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin janë korrekte dhe institucionale, si me çdo Qeveri tjetër që ka pasur Kosova., raporton indeks.mk

“Marëdhënijet janë korrekte institucionale, në vecanti z.Ahmeti dhe ne pas tij. Me cilëndo qoftë Qeveri, e jo me parti politike, marrëdhënijet janë korrekte dhe komunikimi i tillë”, tha Grubi.

Ai vlerëson se ardhja e Kurtit në Çair dhe Tetovë është keqpërdorur nga ana e partive opozitare shqiptare. Sipas tij, vendimet e zbuluara në tubimet respective janë marrë nga ana e Qeverisë dhe projektet e “paralajmëruara”, si rruga, Prizren-Tetovë bëhen kryekupt nga ana e Qeverisë së Maqedonisë në bashkëpunim me atë të Kosovës.

“Ambasata e SHBA-ve tha se vizita e Kurtit ishte padobishme, ne vlerësuam se ishte keqpërdorur nga opozita shqiptare. Vendimet të cilat i bënë publike në ato tubime kanë kaluar në Qeveri. Vendimi për emërtimin e rrugës në Komunën e Çairit ka kaluar në Qeveri, atë seancë e kamë udhëhequr unë personalisht. Edhe rruga Prizren Tetovë bëhet kryekput nga Qeveria”, deklaroi Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments