4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOhri dhe Struga po humbasin garën turistike me Shqipërinë

Ohri dhe Struga po humbasin garën turistike me Shqipërinë

Verën e ardhshme Ohri dhe Struga do të përballen me mungesë të objekteve akomoduese hotelierike, paralajmëron sektori i turizmit. Për shkak të kësaj situate, grupe turistësh që ndodhen në Shqipëri vijnë në Ohër vetëm për shëtitje njëditore, ndonëse deri vetëm dy vite më parë situata ishte e kundërta.

“Për momentin në Shqipëri po ndërtohen shumë hotele dhe objekte dhe turizmi po lulëzon. Çdo ditë jemi dëshmitarë të dhjetëra autobusëve që vijnë për një ditë. Duhet të mbushemi njësoj si Shqipëria, por fatkeqësisht nuk kemi aq kapacitete, për sezonin e ardhshëm po përballemi me mungesë kapacitetesh akomoduese,” tha Jakim Malenko, pronar i agjencisë turistike.

Hotelierët shpresojnë se shteti dhe UNESCO do të gjejnë një mënyrë dhe kompromis për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Ohër, duke respektuar interesat kulturore, natyrore dhe ekonomike. Ata kërkojnë nga Shoqata e Hoteleve miratimin e planeve urbanistike të detajuara për të gjitha 65 kilometrat e bregut të liqenit.

“Ka plan urbanistik të detajuar për më pak se 10 për qind dhe si duhet të bëjmë zhvillim? Çfarë mundëson kjo? Mundëson ndërtime pa leje,” deklaroi Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM.

Hotelierët ankohen se për mungesë të planeve të tilla urbanistike po dështon mundësia për të aplikuar për para nga fondet evropiane për investime në objektet turistike. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments