0.5 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTS-SKANDAL/ “I Point” i Mensur Alitit fituesi i logos së Tetovës, edhe...

TS-SKANDAL/ “I Point” i Mensur Alitit fituesi i logos së Tetovës, edhe i punësuar në komunë edhe fiton. Ja reagimet (FOTO)

Mensur Aliti edhe pse i punësuar në komunën e Tetovës me kontratë në vepër vazhdon të rrjep komunën. Para disa muajve Mensur Alitit ju dha një tender për materialet promotive dhe brednim të qytetit me vlerë mbi 4 milionë denarë. Ai këtë muaj shpallet edhe fituesi i logos së qytetit.

Ju faleminderit për mbështetjen dhe pjesmarrjen në konkursin për logo të qytetit të Tetovës.
Prej 47 aplikimeve nga komisioni u përzgjodhën dy të cilat u vendosën në votim publik për të ndihmuar komisionin në përzgjedhje. Mbështetur në votat e publikut edhe vendim të komisionit u përzgjodh që logoja e bashkangjitur të përfaqësoj qytetin e Tetovës në promovimin e qytetit në aspektin turistik.
Me respekt I Point.” thuhet në webfaqene kompanisë pronë e Mensur Alitit.

Nga ana tejtër në redaksinë e portalit TS kanë reaguar aplikues të tjerë për logo të qytetit ku sipas tyre nuk janë shpallë apo publikuar edhe logot tjera konkuruse por vetëm është shpallur logoja fituese, madje skandali më i madh është se vetë kompanina I-Point e shpallë si konkurs logon e Tetovës.

“Komuna e Tetoves ka shpall nje konkurs diku 80000 den, per krijimin e logos se qytetiti te Tetoves. Tenderin e ka fitu nje kompani i-Point (www.facebook.com/Ipointmk), pastaj cka eshte interesant kompania iPoint e shpall konkursin e logos edhe njeher edhe vendosin per ketë logo qe eshte Komedi (https://www.facebook.com/photo/?fbid=738427924954553&set=a.460705849393430) dhe nuk i shpallin punimet e krejt kandidateve qe kan apliku” thotë për TS një nga kandidatët që ka dërguar logon e tij i cili thotë pse nuk janë publikuar të gjitha logot e kandidatëve.

Ndryshe, Mensur Aliti është i njohur në opinion për afërsinë me zyrtarë të lartë të Lëvizjes Besa. Ai për momentin në kabinetin e Kasamit është i angazhuar në sektorin e furnizimeve publike. I njëjti, njihet si njeri i afërt e besnik i Adnan Azizit, i cili në periudhën kur Besa ka qenë në pushtet ka qenë i angazhuar në kabinetin e zv.ministrit për Kulturë Sedat Sulejmani./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments