0.5 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA u “qortua” Kurti në Athinë? Kovaçevski nuk i konfirmon pretendimet e...

A u “qortua” Kurti në Athinë? Kovaçevski nuk i konfirmon pretendimet e Vuçiqit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u pyet për pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se gjoja në Athinë kryeministri i Kosovës Albin Kurti është qortuar nga kryeministri i Maqedonisë për vizitën e Kurtit në Çair dhe Tetovë, përcjell TV21. Kovaçevski nuk tregoi saktë se çfarë ka ndodhur në Athinë, as nuk i konfirmoi pretendimet e Vuçiqit.

“Dinamika e deklaratave individuale dhe akte individuale nuk mund të diktojnë diskursin kryesor të fqinjësisë së mirë dhe synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e konfirmoi edhe biseda ime me presidentin serb, veçanërisht dhe deklarata e tij mirëpo në ditët e kaluara ashtu siç mund të ishit dëshmitarë edhe për deklaratën e kryeministrit kosovar i cili tha se jashtëzakonisht shumë e vlerësojmë Maqedoninë e Veriut dhe gjithçka që është e rëndësishme për marrëdhëniet e mira nder fqinjësore”, tha Kovaçevski./tv21/tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments