4.1 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRama nuk u ftua nga Mitsotakis, zëdhënësi i qeverisë greke zbulon arsyen

Rama nuk u ftua nga Mitsotakis, zëdhënësi i qeverisë greke zbulon arsyen

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka reaguar në lidhje me mungesën e ftesës ndaj kryeministrit Edi Rama, në darkën e thirrur nga homologu i tij, Kyriakos Mitsotakis. 

Zëdhënësi deklaroi se kjo ka ardhur si pasojë e qëndrimeve për çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, por i cili nuk ka arritur të betohet pasi ndodhet në burg, i akuzuar se ka blerë vota në zgjedhjet lokale. 

Gjatë një interviste ai ka theksuar se Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe se nga ana e Greqisë nuk do të ketë asnjë hap pas.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, është e koordinuar me shtetin e së drejtës, jo vetëm pranë Fredi Belerit një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit do të mirëpriten mbrëmjen e së hënës së 21 gushtit, në orën 20.15 nga Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos për një darkë informale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

Nisma specifike e kryeministrit shënon rolin udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë së energjisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore dhe kthimin e saj në Ballkan nga viti 2019.

Madje, ftesës së kryeministrit i janë përgjigjur dhe do të marrin pjesë në darkë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Pjesëmarrja e tyre në darkë është sa kuptimplote dhe simbolike. Simbolike, sepse më 21 qershor u bënë 20 vjet nga “Deklarata e Selanikut” e Samitit BE- Ballkani Perëndimor që u zhvillua gjatë Presidencës greke të Këshillit të BE-së dhe që hapi rrugën për përfshirjen e disa vendeve të rajonit në Union.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments