2.8 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI tërësisht përkrah ndryshimet kushtetuese për Maqedoninë europiane

BDI tërësisht përkrah ndryshimet kushtetuese për Maqedoninë europiane

ashkimi Demokratik për Integrim tërësisht dhe pa asnjë mëdyshje mbështet ndryshimet kushtetuese për të ardhmen europiane të vendit tonë.

Sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e aleancës veriatlantike NATO dhe vazhdon rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane.

Ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave integruese me Bashkimin Europian dhe organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën apel tek të gjithë partitë politike parlamentare dhe 120 deputetët që të reflektojnë fuqishem në interes të qytetarëve dhe të vendit e jo të bllokojnë procese të rëndësishme siç është integrimi europian.

Sot ne Kuvend nisi procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe i percaktimit perfundimtar ne vendin tone, ne shoqerine tone, ne skenen tone politike, kush eshte pro integrimit, Europes dhe Amerikes si dhe kush eshte pro izolimit e Rusise.

Nuk ka mes, nuk ka alternative, nuk ka rruge tjeter!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments