2.7 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVazhdojnë akuzat mes Bekim Sali dhe Fatmir Mexhitit, MSH po mendon për...

Vazhdojnë akuzat mes Bekim Sali dhe Fatmir Mexhitit, MSH po mendon për të ngritur procedurë kundër ish ministrit të Alternativës

Vazhdojnë akuzat mes ish ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali dhe ministrit aktual të shëndetësisë Fatmir Mexhiti.Sali për spitalin modular të Tetovës kërkon përgjegjësi nga Mexhiti.Mohon të ketë bërë pagesë për firmën “Brako” për shkak të procedurave hetimore aktuale nga prokuroria dhe konstatimit të parregullsive nga revizioni i brendshëm. Revizioni ishte gati disa javë para shkarkimit tim, ndërsa epilogu gjyqësor erdhi gjatë kohës sa është ministër Fatmir Mexhiti, thekson Sali.

 “Shqetësimi i opinionit nuk është në atë që kërkon Mexhiti, por në vendimin e tij për të vazhduar pagesën ndaj kompanisë së përmendur, pavarësisht vijave të kuqe. A do të mund të përgjigjet publikisht Mexhiti se si duke e pasur përpara vetes raportin e revizionit, që dëshmon për parregullsitë dhe procesin gjyqësor që po vijon, ai ka arritur të motivohet për të kërkuar pagesë për atë firmë pa u sqaruar këto rrethana?!”, tha Beskim Sali, ish ministër i Shëndetëisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së Shëndetësisë të  cilët thonë të kundërtën. Ata pohojnë se nga analiza e dokumenteve të brendshme, është e qartë se Sali nuk ka ndërprerë kurrë kontratën, ka marrë dhe miratuar ambulantët, të cilat miratuan automatikisht pagesën, dhe më pas vendosi të mos paguajë, duke gjeneruar kështu një borxh dhe interes prej 200,000 euro për qytetarët. Ministria po analizon mundësitë ligjore për të ngritur procedurë kundër Salit për këtë rast.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments