-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVisar Palloshi këshilltarë i PDSH-së në Kuvendin Komunal /Letër e hapur Kryetarit...

Visar Palloshi këshilltarë i PDSH-së në Kuvendin Komunal /Letër e hapur Kryetarit të Komunës së Tetovës z. Kasami “10/100”

Në prag të vizitës së sotshme në Tetovë të kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Albin Kurti
dhe takimit të përbashkët që do ta zhvilloni, propozoj që përpos agjendës tuaj të diskutimit ti
tregoni Kryministrit për punët tuaja të PA realizuara dhe premtimet tuaja të bëra gjatë fushatës
zgjedhore para 2 viteve, edhe atë:

  1. Tregoni Kryeministrit për premtimin tuaj për Parking falas deri sa të ndërtohen garazhet në
    kate – ku për të njejtat jo se nuk e realizuat premtimin, por çmimin e parkingjeve ekzistuese në
    Tetovë e shtrejtuat për 33%. Përse vepruat në dëm të qytetarëve në këtë mënyrë?
  2. Tregoni për sheshin e qytetit të Tetovës përse nuk e realizuat projektin e premtuar?
  3. Tregoni për Mirëmbajtjen e hapsirave të gjelbërta përse nuk mirmbahen siç duhet, ku edhe
    pse Tetova ka hapësira të gjelbërta vetëm 0.2m2 për banor por edhe ato nuk mirmbahen siç
    duhet. Duke mos e potencuar premtimin tuaj për Planin afatmesëm për zgjërimin e hapsirave të
    gjelbërta dhe për Planin aksional për aktivitete edukuese dhe senzibilizuese për çështjet
    ekologjike të cilat i keni dhënë si premtim parazgjedhor por siç duket kanë qenë vetëm
    premtime boshe.
  4. Tregoni për kontenjerët e stërmbushur të mbeturinave dhe mos realizimin e premtimit tuaj ku
    keni premtuar edhe Partnerit publiko-privat për ndërtimin e një fabrike për recilklimin e
    mbeturinave, poashtu potenconi se puntorët e NPK nuk kanë marrë paga 3 muaj kurse ju e
    furnizoni kabinetin tuaj me Kiki & Riki.
  5. Poashtu tregoni për Kaosin në trafik përse nuk funkcionin siç duhet? Tregoni edhe për
    premtimin për Rregullimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal që nënkupton vendosje të
    sinjalistikës moderne, ku për të njejtën ende Nuk e keni filluar.
  6. Tregoni për premtimin tuaj për shtimin e tereneve sportive? Përse nuk e fiiluat këtë?
  7. Rjet të ri të ujësjellësit dhe kanalizimeve? Përse nuk e filluat?
  8. Tregoni për Planin Detal urbanistik për Kodrën e diellit dhe rikonstruimin e rrugëve në atë
    pjesë? Përse nuk i realizuat?
  9. Tregoni për premtimin tuaj për subvencionim të qytetarëve per blerje të kondicionerëve
    inverter dhe të biçikletave? Përse nuk e realizuat?
  10. Dhe për fund pasi që është paralajmëruar se do ta vizitoni rrugën Sellcë – Vejcë tregoni
    kryeministirt përse nuk u realizuan në fillim murret mbajtëse në këtë rrugë e pasataj ndërtimin e
    rrugës, por punët i filluat mbrapsht?
    Kurse sa i përket lidhjes së qytetit të Tetovës me Prizrenin për këtë projekt veç më siç është
    nënshkruajtur marëveshja ndërmjet dy qeverive atë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
    Republikës së Kosovës, prandaj kyçja në këtë projekt është mbi ingerencat e Juaja si kryetar
    Komune i Tetovës.
    Këto janë vetëm disa nga premtimet tuaja gjatë kampanjës zgjedhore, të zgjedhura si të
    domosdoshme që të realizohen sa më parë me qëllim përmisim të jetesës të qyetatarëve të
    Komunës së Tetovës.
    Shpresoj së këto do të jenë pjesë e diskutimit tuaj të përbashkët dhe pas takimit tuaj do të
    mbani konferencë për media ku do ti informoni qytetarët për zhvillimin e bisedës për këto
    çështje me Kryeministrin.
    Me respekt, Visar Palloshi – Anëtar në këshillin e Komunës së Tetovës
    P.S. Për fund foto e gjendjes reale nga thatësira e hapësirave të gjelbërta në Tetovë.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments