Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski në reagimin me shkrim të deklaratave nga VMRO-DPMNE për shitjen e përbashkët të objektit të Misionit të ish-RSFJ-së pranë OKB-së në Nju-Jork, thekson se shefi i shtetit është rregullisht i informuar nga ministria kompetente për rrjedhën e deritanishme të procesit.
“Nga shuma e përgjithshme e mjeteve, 4 milionë dollarë amerikanë, një pjesë e së cilës i takoi Republikës së Maqedonisë së Veriut, 3.4 milionë janë transferuar, ndërsa pjesa tjetër prej 0.6 milion pritet të transferohet së shpejti. Në pajtim me marrëveshjen, kur do të rrumbullakohet i tërë transaksioni shit-blerës, të gjitha mjetet do të transferohen në buxhetin tonë shtetëror. Presidenti Pendarovski pret që mjetet nga shitja e përbashkët e pronës të cilat i takonin Maqedonisë së Veriut të shfrytëzohen në pajtim me përfundimet e Qeverisë për blerje të hapësirave për Misionin e përhershëm pranë OKB-së në Nju-Jork dhe për objekt për ambasadë në Sofje”, theksohet në reagimin nga Kabineti i Presidentit të RMV-së.