1.6 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaSport“Vrite, vrite shqiptarin” – thirrje raciste të tifozëve bullgarë në Shkup

“Vrite, vrite shqiptarin” – thirrje raciste të tifozëve bullgarë në Shkup

Ndeshja e mbrëmshme në mes KF Shkupit dhe Levskit të Sofjes ka kaluar me shumë tensione. Përveç dhunës fizike, e cila nisi para ndeshjes, ka pasur edhe thirrje raciste.

Gjatë ndeshjes, tifozët mysafirë janë dëgjuar duke brohoritur thirrje raciste në drejtim të shqiptarëve. “Vrite, vrite shqiptarin” janë dëgjuar duke bërtitur tifozët bullgarë të Levskit, njofton Telegrafi Mqedoni.

Ndërkohë mbrëmë vonë MPB njoftoi se incidente kanë ndodhur para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Policia njoftoi se janë arrestuar 19 tifozë bullgarë, si dhe dy tifozë të KF Shkupit.

Ndërsa si pasojë e dhunës fizike para ndeshjes, një tifozë bullgarë përfundoi në spital, ku edhe ka marrë trajtim mjekësor (ndërhyrje kirurgjikale).

Sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi se janë identifikuar të gjithë pjesëmarrësit në dhunë dhe se po punonojnë për zbardhjen e të gjitha rasteve.

Ndryshe, Shkupi në ndeshjen e mbrëmshme pësoi disfatë me rezultatin 0:2 nga Levski i Bullgarisë, në kuadër të xhiros së dytë në garën kualifikuese për në Ligën e Konferencës./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments