6.8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeJanjiq flet për përgjimet: Ngjarjet shkuan në favor të amerikanëve

Janjiq flet për përgjimet: Ngjarjet shkuan në favor të amerikanëve

Duke folur për përgjimet që u publikuan ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetit serb në Parlamentin e Kosovës, Sllavko Simiq, ku përmes tij, Kusari-Lila koordinohet me Nënkryetarin e sanksionuar nga ShBA-ja të Listës Serbe, Milan Radojiqiq, analisti serb Dushan Janjiq, krejt situatën që pasoi e sheh në “favor të amerikanëve” derisa për përleshjen që shpërtheu në Parlamentin e Kosovës thotë se Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, “shkatërroi reputacionin e tij si kryenegociator”.

Kjo është një proces i rëndësishëm politik që shënon fundin e politikave reciproke ku Beogradi dhe Prishtina bashkërisht marrin pjesë në ngritjen e tensioneve, prej barrikadave të serbëve e deri te pushtimi i veriut me njësi speciale, dhe e cila do të mundësojë nisjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Dushan Janjiq në një bisedë me të përditshmen serbe “Danas”.

“Efekti i menjëhershëm u pa – shpërtheu një rrahje në Parlament të Kosovës, ku Besnik Bislimi veproi më së keqi, reputacioni i të cilit si kryenegociator me Beogradin u rrënua”, ka shtuar ai.

Tërën ngjarjet që pasuan, Dushan Janjiq i sheh “në favor të amerikanëve, si një mësim ndaj të gjithë atyreve që në mënyrë të marrë provojnë të ndalojnë Marrëveshjen e Ohrit me përalla për demokraci në Kosovë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments