1.3 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti shpalli rezultatet e zgjedhjeve brendapartiake, ja fituesit në 14 degë

Ali Ahmeti shpalli rezultatet e zgjedhjeve brendapartiake, ja fituesit në 14 degë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot organizoi zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve partiake edhe në 14 degë, me aplikimin e parimit demokratik “një anëtar, një votë”.

Sipas komunikatës partiake, gjatë këtij procesi zgjedhor të udhëhequr nga Komisioni Zgjedhor Partiak i BDI-së u votua për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor në degën e: Butelit, Çairit, Dibrës, Jegunovcës, Kërçovës, Krushevës, Kumanovës, Likovës, Manastirit, Petrovecit, Pllasnicës, Prespës, Shuto Orizares dhe Velesit.

Kështu, të zgjedhurit në 14 degë të BDI-së janë si në vazhdim:

Në Likovë: Mirsad Ibraimi

Në Kumanovë: Ridvan Asani

Në Çair: Bekim Neziri

Në Butel: Muharem Asani

Në Shuto Orizare: Ilaz Leskovica

Në Petrovec: Naser Haliti

Në Jegunovcë: Eldin Ademi

Në Kërçovë: Ardita Dani

Në Dibër: Artin Spahiu

Në Krushevë: Abib Vexhiu

Në Manastir: Lutfi Ameti

Në Pllasnicë: Bajram Karamaleski

Në Veles: Lokman Salija

Në Prespë: Arjan Mujedini

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve brendapartiake të ditës së sotme në një konferencë për shtyp ka shpallur edhe rezultatet e tyre në 14 degët e BDI-së, me parimin “një anëtar, një votë”.

Sipas Ahmetit, zgjedhjet u zhvilluan me një standard të lartë, të ri, një antar një votë, ku kanë votuar mbi 28 mijë anëtarë..

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments