4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTaravari: Verë e nxehtë, me mjaft ngjarje në skenën politike

Taravari: Verë e nxehtë, me mjaft ngjarje në skenën politike

Kjo verë do të jetë relativisht e nxehtë, me mjaft ngjarje në skenën politike në Maqedoni. Të shohim se si do të zhvillohen dhe sipas asaj do të shohim se cilat do të jenëe dhe hapat e ardhshëm të Aleancës për shqiptarët (ASH), paralajmëroi lideri i ASH-së dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në intervistën në emisionin Vin – vin në TV Telma.

Sipas Taravarit, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko duhet së paku për shkaqe morale të japë dorëheqje, pasi që u vendos në listën e zezë të SHBA-së. Por çdoherë, thotë Taravari, BDI gjen formulim me të cilin gjen mënyrë të përqendrimit në temën “as poshtë, as lartë”.

Ai theksoi se ekzistojnë disa persona për të cilët ekzistojnë dyshime dhe mendon, siç tha, lista e zezë e SHBA-së do të vazhdojë, por bëri thirrje për kohë, periudhën para nesh të dalin të gjitha emrat që i paralajmëron, tha, ambasadorja.

“Ka ngjarje të çuditshme dhe interesante në BDI siç asnjëherë deri më tani në këto 20 vite të ekzistimit të tyre, por ato janë punë të tyre të brendshme. Është e pakontestueshme se ka desinkronizim të brendshëm në BDI, por nëse ASH ndihmoi apo ishte katalizator që kjo të ndodhë edhe ajo është pjesë e gjërave që duhet të analizohen mirë”, deklaroi Taravari.

Ai potencoi se në këtë periudhë, në fokus janë ndryshimet kushtetuese, por se periudha në vijim pa dallim nëse do të ketë 80 deputetë apo jo për këto ndryshime për të cilat shpreson se do të votohen, hapi i ardhshëm është të bisedohet për mbajtje të zgjedhjeve, kur do të mbaheshin zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments