6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMarkov: Futja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është kusht i Bullgarisë, por...

Markov: Futja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është kusht i Bullgarisë, por pjesë e protokollit francez!

Futja e komunitetit bullgar në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut nuk është një kusht nga Bullgaria, por një nga pikat e marrëveshjes dypalëshe, kështu thotë në një prononcim për Indeks.mk, Aleksandar Markov – gazetar në Televizionin Nacional të Bullgarisë (BNT), i cili po ndjekë nga afër zhvillimet në kontestin midis Shkupit dhe Sofjes.

“FUTJA E BULLGARËVE NË PREAMBULËN E KUSHTETUËS NUK ËSHTË KUSHT I BULLGARISË, POR NJË MARRËVESHJE NDËRMJET MAQEDONISË SË VERIUT DHE REPUBLIKËS SË BULLGARISË NGA 19 KORRIKU I VITIT TË KALUAR, ME PROTOKOLLIN E NËNSHKRUAR DYPALËSH. PROTOKOLLI DYPALËSH HYRI NË KORNIZËN E NEGOCIMIT TË MAQEDONISË SË VERIUT ME BE-NË. ATY THUHET SE KONFERENCA E DYTË NDËRQEVERITARE E MAQEDONISË SË VERIUT ME BE-NË DO TË MBLIDHET SAPO TË PËRFSHIHEN BULLGARËT NË KUSHTETUTËN E MAQEDONISË SË VERIUT. NË PROTOKOLL – MË LEJONI TË THEKSOJ – KA SHUMË TË TJERA MARRËVESHJE MES DY VENDEVE, TË RENDITURA ME AFATE QË DUHET TË PËRMBUSHEN PAS THIRRJES SË KONFERENCËS SË PARË NDËRQEVERITARE”, DEKLAROI MARKOV PËR INDEKS.MK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments