8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeÇdo i dyti aksident nga motorët ose trotinetet! Apel për kujdes të...

Çdo i dyti aksident nga motorët ose trotinetet! Apel për kujdes të shtuar, veçanërisht te të rinjtë

Brenda dy muajsh në Tetovë janë sanksionuar 94 motoçiklistë dhe ngasës të trotineteve elektrikë. Shumica kanë janë kapur duke vozitur pa dokumentacionin e nevojshëm ose pa pajisje mbrojtëse.

 “Gjatë dy aksioneve që janë organizuar gjatë këtyre dy muajve në Tetovë janë shqiptuar 49 masa nga të cilat 41 në Tetovë dhe 8 në qytetin e Gostivarit, ndërsa gjatë muajt maj janë marrë 53 masa, edhe atë 43 në qytetin e Tetovës edhe 10 në qytetin e Gostivarit”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB- Tetovë .

Nga SPB Tetovë paralajmërojnë  se tani që moti është duke u përmirësuar, edhe kontrollet do të jenë më të shpeshta. Bëjnë apel që të kihet më shumë kujdes, pasi që në bazë të dhënave, në çdo të dytin aksident trafiku pjesëmarrës janë motoçiklistë ose vozitësit e trotineteve.

 “Apeloj tek qytetarët pasi që gati çdo i dyti pjesëmarrës në komunikacion që aksidentohen me motoçikleta, biçikleta apo tricikël pasojat janë të rënda, mos themi edhe fatale, mos themi edhe me humbje jete, pasi që siguria në komunikacion me këtij lloj është shumë e ulët dhe kemi pasoja të rënda. Apelojmë edhe tek prindërit që të kenë kujdes ku i lënë çelësat pasi që të rinjtë janë ata që nuk i dinë rregullat dhe dinë të pësojnë më rëndë në aksidente me motoçikleta”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB- Tetovë .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments