6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti e shpërfillë kërkesën e BE-së, kryetarët veriorë s’punojnë në lokacione tjera

Kurti e shpërfillë kërkesën e BE-së, kryetarët veriorë s’punojnë në lokacione tjera

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po vazhdon ta shpërfillë kërkesën e shefit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, që kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe ai i Leposaviqit të punojnë në lokacione tjera dhe jo në objektet komunale, ku janë duke punuar aktualisht.

Përveç kësaj, në zyrën e Hetemit, të premten shkoi për vizitë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Kjo vizitë shkaktoi shumë tensione atje.

Të martën e javës së kaluar, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ia ka kthyer letrën kryeministrit Kurti për kushtet për masat e de-përshkallëzimit të situatës në Veri. Ai tha se Kurti nuk i ka adresuar të gjithë elementët kryesorë për t’u qetësuar situata në Veri.

Hapi i parë që e ka përmendur Borrell është që kryetarët e komunave veriore të punojnë “përkohësisht” nga lokacione tjera që nuk janë ndërtesa të komunës.

Ai përmendi që tash e sa kohë, me kërkesë të ndërkombëtarëve, kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Zveçanit, që vijnë nga radhët e PDK-së, janë duke punuar nga zyret komunale. Njësoj si ta, Borrell beson të punojnë edhe i pari i Mitrovicës së Veriut dhe i Leposaviqit duke shtuar se ata janë pjesë e partisë që udhëheq Kurti.

“Si hap i parë, katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës duhet të përkohësisht të punojnë nga lokacione tjera e që nuk janë ndërtesat e komunave. Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit aktualisht e kanë përfillur kërkesën. Ne besojmë që edhe kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, të cilët i përkasin partisë tuaj, të ndjekin këtë kërkesë”, ka thënë Borrelli.

Kjo kërkesë është përsëritur disa herë, mirëpo Kurti, vazhdimisht, ka thënë që kryetarët duhet të punojnë në objekte të komunës për të kryer detyrat që u takojnë.

“Në këto tri komuna, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, i kemi tri ndërtesa, dhe nëse jo kryetarët, atëherë kush duhet të jetë në to? Nëse nuk janë për kryetarët, kujt i shërbejnë ato? Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kështu duhet të jetë. Ato ndërtesa janë asete të Republikës së Kosovës. Dikur kanë qenë struktura paralele të Serbisë, por ato janë struktura ilegale, të krijuara me fonde të Beogradit zyrtar, i cili dëshiron ta destabilizojë shtetin tonë, me idenë e Beogradit për të krijuar një botë të madhe serbe. Ne e kundërshtojmë diçka të tillë”, ka thënë ai.

Borrell gjithashtu ka përsëritur edhe kërkesën për zgjedhje të reja në katër komunat veriore. Në këtë pikë, janë pajtuar kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani. Kurti ka deklaruar se zgjedhjet në Veri duhet të shpallen pas sundimit të ligjit dhe përgatitjes së terrenit, ndërsa Osmani ka thënë se Kosova duhet të marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar që Beogradi nuk do të ndërhyjë në to.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments