Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton konsumatorët se është duke u tërhequr produkti i mëposhtëm – Qumësht UHT MIZO 2.8% mm për shkak të cilësisë joadekuate dhe mashtrimit të konsumatorëve (siguria e produktit nuk është në rrezik), d.m.th për shkak të prezencës së përcaktuar të yndyrave bimore. .
Qumështi me afat kohor prej 20 qershor 2023, me origjinë nga Qumështorja Leskovac, Republika e Serbisë, i importuar dhe shpërndarë nga Badev DOOEL Kavadar, ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Konsumatorët fundorë që e kanë blerë produktin e lartpërmendur me datën e shënuar të skadencës, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë”, thonë nga aty