4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBritania kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar...

Britania kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar nga Serbia

Britania e Madhe i kërkoi të premten Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar nga Serbia më 14 qershor.

Një ditë ma parë edhe Shtetet e Bashkuara kërkuan lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Në një komunikatë të minsitrisë së Jashtme britanike, thuhet se u bëhet thirrje palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet.

“Ne përsërisim thirrjet tona për kryeministrin (Albin) Kurti dhe qeverinë e tij që të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të Kosovës, të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga zyra alternative jashtë ndërtesave komunale dhe që njësitë e posaçme të policisë të tërhiqen nga ndërtesat komunale”, thuhet në komunikatë në të cilën theksohet se “zgjedhjet e reja, gjithëpërfshirëse duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në ato zgjedhje”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments