9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri Krasniqi shkon në Leposaviq, serbët mblidhen para Komunës (video)

Ministri Krasniqi shkon në Leposaviq, serbët mblidhen para Komunës (video)

Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Portali në gjuhën serbe Kosovo-Online raporton se Krasniqi sot në mëngjes ka hyrë në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit për të mbajtur një takim me kryetarin Hetemi, transmeton Zeri.info.

Raportohet po ashtu se aktualisht para hyrjes së objektit ka banorë serbë, të cilët e konsiderojnë si provokim të ri vizitën e Krasniqit.

Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, i tha mediumit serb se informacionin për hyrjen e Elbert Krasniqit në ndërtesën e Komunës e ka konfirmuar komandanti i kontingjentit hungarez të KFOR-it, të cilët po qëndrojnë para hyrjes së ndërtesës së Komunës. /Zëri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments