Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është përgjigjur reagimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me kidnapimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Në Tëitter, Kusari-Lila ia ka kujtuar Ramës se ka qenë i zëshëm që fajin t’ia linte Kosovës për tensionet në veri, teksa për deklaratën e Ramës se po pret fjalën e KFOR-it për kidnapimin, në mënyrë që edhe ai të jap qëndrim, Kusari tha se ndoshta ai nuk i beson Policisë së Kosovës.
“I nderuar Kryeministër Edi Rama, ishit goxha i zëshëm për të marrë pozicion lidhur me atë që ju besuat se ishte “faj i Kosovës”. Ndoshta Policia e Kosovës nuk është burim mjaftueshëm i besueshëm për ju, kështu që ju prisni “hetimet e KFOR-it””, ka shkruar kryedeputetja e VV-së.
Kusari-Lila ia ka bashkangjitur përgjigjes së saj edhe një hartë, ku shenjëzohet vendi ku janë kapur tre policët, që ndodhet brenda territorit të Kosovës.
Dear PM @ediramaal you were quite vocal in taking a position regarding what you believed it’s “Kosova’s fault”.
To clarify this is the position ⬇️ where 🇽🇰 border police were kidnapped. Maybe 🇽🇰 police source is not credible enough for you, so you wait for “KFOR investigation”. https://t.co/eihuHaMVKq pic.twitter.com/jusWJCZ4Qe— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) June 14, 2023