Deputetja britanike dhe njëherësh kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj kidnapimit të tre policëve brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.
Kearns përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se “nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz”.
“Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për gjëra shumë më të vogla”, ka shkruar deputetja britanike.
If Kosovar Police Officers have been kidnapped by Serbian forces which illegally entered Kosovo, this is a very serious escalation.
It would warrant a significant sanctioning by Western powers who have not held back from sanctions and criticism of Kosovo for far, far less.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) June 14, 2023