Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se për qetësimin e situatës në veri të Kosovës duhen së pari të mbahen zgjedhjet në komunat veriore e pastaj Kosova ta themelojë Asociacioni.
Milatoviq gjatë intervistës për mediumin austriak “Der Standard” ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës nga protestuesit e dhunshëm serbë.
Ai ka shtuar se këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së kishës serbe në Kosovë, e cila është gjithashtu një lidhje e rëndësishme për popullin e Malit të Zi, ka thënë mes tjerash Milatoviq.
Milatoviq po ashtu ka folur edhe për “Ballkanin e Hapur”, ai ka thënë se është rezultat i një përparimi të ngadaltë të Procesit të Berlinit./rtk