Kryetari i Komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski sot në hapësirat e Komunës së Gazi Babës ndau vendimet për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e biçikletave dhe trotinetave elektrike.
“Sot ndamë vendimet për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e biçikletave dhe trotinetave elektrike.
Këto dy masa, së bashku me masat për subvencionimin e qytetarëve për pastrimin e oxhaqeve dhe për vendosjen e aparateve të gazit të lëngshëm të naftës në automjete, janë masa të reja që nga viti i kaluar janë zbatuar në komunën e Gazi Babës.
Të gjitha këto masa dhe shumë të tjera i zbatojmë në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe uljes së ndotjes së ajrit dhe vijnë si realizim i programit tim elektoral me të cilin kërkova besimin e qytetarëve.
Komuna e Gazi Babës realizon një numër të madh të masave dhe projekteve përmes të cilave mjetet financiare nga buxheti i komunës kthehen drejtpërdrejt te qytetarët.
Mbrojtja e mjedisit mbetet ndër prioriteteve të kryesore të mandatit tim.
#PremtimetPoRealizohen” – ka shkruar Stefkovski