Në panel diskutimin me rastin e 21-vjetorit të themelimit të BDI-së, Teuta Arfifi nga kjo parti përmendi edhe përçarjet e fundit në këtë subjekt politik, përcjell TV21. Arifi thotë se edhe pjesa e fraksionit të BDI-së duhet të rikujtojë vlerat e përbashkëta që janë të rëndësishme jo vetëm për vendin, por edhe për Ballkanin.
“Unë jam personi që gjithmonë i ka thënë “elefantët në dhomë” dhe me qenë se BDI është në një sfidë të madhe serioze në debatin e vet të brendshëm dhe në situatat që lidhen me relacionet tona të brendshme, mendoj se në ditën e sotme, të gjithë së bashku, ne dhe shokët tanë kudo që janë, është mirë të përkujtohemi të gjithë së bashku në vlerat tona të përbashkëta, që janë vlera të rëndësishme e jo vetëm për BDI-në, jo vetëm për shqiptarët, maqedonasit, romët dhe bashkësitë e tjera etnike, por për Ballkanin në përgjithësi, dhe ajo është normalisht stabiliteti, prandaj edhe çështjes europiane le të jetë një platformë e zhvillimit të debatit dhe tejkalimit edhe të dallimeve tona brenda nesh”, tha mes tjerash Teuta Arifi.