Duke folur për beneficionet dhe përfitimet që do t’i ketë qyteti i Strugës nga ndërtimi i Korridorit 8-të, afaristi strugan, Agim Poshka në një prononcim për indeks.mk ka thënë se ndërtimi i këtij korridori do të bëj fillimisht integrimin e brendshëm dhe do të sjellë turistët vendor që Strugën nuk e kanë frekuentuar deri më tani shkaku i rrugës së keqe.
Ai ka thënë se pas kësaj, Korridori 8-të do të sjellë edhe përfitime tjera ekonomike për hotelierët dhe afaristët strugan dhe do të ndikojë në zhvillimin e kësaj zone, “perlë” turistike.
Shton se Korridori 8 është dashur të ndërtohet shumë vite përpara dhe thotë se aksi rrugor aktual, “Via Egnatia”, është rruga më e vjetër dhe është ndërtuar dhe është përdorur për lidhjen e Stambollit me Durrësin, por më vonë edhe me Italinë.
Ai ka deklaruar se mbështetje për Korridorin 8 duhet të japin të gjithë aktorët politik por edhe qytetarët. /indeks.mk/