Ziadin Sela gjatë prononcimit të tij para mediava ka theksuar edhe një her që Feta Alimi është mbajtur padrejtësisht në burg dhe se faji i vetëm i Fetahut ishte ai që unë jam gjallë sot.
Ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para gazetarëve theksoi se ai ndjehet shumë i lumtur që Fetahu sot po kthehet mes nesh dhe se atij personalisht ka vite që i është shtuar një vëlla që nga data e 27 Prillit.
“Ka vite që më është shtuar një vëlla, Fetahu është pjesëtari i ri i familjes sime dhe jamë i familjes së tij dhe sot ndjehem ashtu siç ndjehet çdo pjesëtarë i familjes së Fetahut” tha Ziadin Sela