Kompania izraelite “Terror Alarm”, pretendon përmes një postimi në Twitter se grupi famëkeq paraushtarak rus Wagner është nisur drejt Kosovës, pas trazirave të këtyre ditëve në veriun e saj.
Mediat në Kosove thonë se kompania që nxori njoftimin është e njohur për paralajmërimin e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e një pjesë të tyre në kulmin e goditjeve të ISIS në Europë gjatë viteve 2014-2017.
“Terror Alarm” pretendon se e ka siguruar këtë informacion nga OpenSource Intelligence, e cila ka monitoruar kanalin e PMC Wagner në rrjetin Telegram.
Së fundi, ai u vendos në qendër të vëmendjes edhe për tentativat për rekrutim në Ballkanin Perëndimor, përmes lidhjeve me organizatat e krahut të djathtë që operojnë në këtë rajon. Kjo ngjalli në janar reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që vendosën ndaj tij sanksione shtesë.
I përshkruar shpesh si një ushtri mercenare, Wagneri u krijua në 2014-tën, pikërisht në vitin kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.
Top Channel