7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePolicia e Kosovës po heton incidentet në veri

Policia e Kosovës po heton incidentet në veri

Policia e Kosovës tha se po heton të gjitha rastet që ndodhën të hënën në veri të Kosovës, gjatë protestës së serbëve në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sipas Policisë së Kosovës, protestues, individë “dhe grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë”.

Të hënën, gjatë përleshjeve të protestuesve me trupat e KFOR-it në Zveçan, 30 trupa ndërkombëtare u lënduan, si dhe dhjetëra protestues.

Po ashtu janë shënuar një sërë incidentesh nga ekipeve mediale, që kanë përcjellë nga afër protestat në veri, përfshirë djegien e një veture të një kanali televiziv.

Ndërkaq, sa i përket situatës së sigurisë në veri të martën, Policia tha se ajo vazhdon të jetë “e brishtë, por e qetë”.https://zeri.info/inarticle.html

Serbët edhe më 30 maj kanë vazhduar protestat e tyre në tri komunat në veri, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë dhe duke kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga këto komuna.

“Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët policorë, sipas njoftimit, janë të angazhuar në mbarëvajtjen e protestave dhe aktivitetet po i koordinojnë me trupat e KFOR-it.

Pas përleshjeve në Zveçan, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës të mos përplasen me NATO-n.

Qeveria e Kosovës fajësoi Beogradin për “dirigjimin e turmës ekstremiste” në veri të shtetit.

Por komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, kërkoi nga Kosova dhe Serbia të marrin “përgjegjësinë e plotë” për ngjarjet që ndodhën më 29 maj në veri të Kosovës dhe “të mos fshihen pas narrativëve të rremë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments