31.7 C
Tetovo
E diel, 6 Korrik, 2025
BallinaLajmeGjykata Speciale e Hagës e konfirmon për RTV21: Thaçi është në Kosovë

Gjykata Speciale e Hagës e konfirmon për RTV21: Thaçi është në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ardhur sot në Kosovë. Lajmin për portalin rtv21.tv. e kanë konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Vizita e tij po monitorohet nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kanë thënë nga Gjykata Sepciale në Hagë.

Kjo është ardhja e parë e Thaçit në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës në nëntor të vitit 2020. Procesi gjyqësor në rastin e tij dhe krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur pak muaj më parë./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments