18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajme“Merrni masa urgjente”, UNMIK për tensionet në veri të Kosovës: Zgjidhja duhet...

“Merrni masa urgjente”, UNMIK për tensionet në veri të Kosovës: Zgjidhja duhet të gjendet brenda kornizës së dialogut

Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh ka thënë se është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Duke bërë thirrje për ulje të tensioneve, ajo ka thënë se zgjidhja e kësaj situate duhet të bëhet përmes dialogut Kosovë-Serbi.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh po ndjek me shqetësimin më të madh situatën në zhvillim në veri të Kosovës. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme përshkallëzuese dhe të ndërmarrin hapa urgjentë për të rivendosur qetësinë. Ajo thekson nevojën për të gjetur një zgjidhje brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e UNMIK-ut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments