Policia e Kukësit jep informacion zyrtar për operacionin policor të koduar “Strukturimi” i finalizuar së bashku me policinë kufitare dhe Policinë e Kosovës.
Një grup i strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion final shtetet e BE-së është goditur.