10.1 C
Tetovo
E premte, 28 Shkurt, 2025
BallinaLajmeSpasovski arsyetohet: Nuk është faji i MPB-së që qytetarët ballafaqohen me probleme...

Spasovski arsyetohet: Nuk është faji i MPB-së që qytetarët ballafaqohen me probleme gjatë azhurnimit të dokumenteve

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se nuk është faji i MPB-së që qytetarët ballafaqohen me probleme gjatë azhurnimit të dokumenteve personale për shkak të ndryshimit të emrave të rrugëve. Sipas Spasovskit faji qëndron te Qyteti i Shkupit dhe komunat e tjera që duhet të sigurojnë certifikatat për qytetarët. Numri një i Punëve të Brendshme, tha se ka raste kur një rrugë që më herët kishte vetëm një emër, tani bart tre emra, dhe askush në sistem nuk mund ta dijë se cila pjesë e rrugës si quhet. Sipas tij, së bashku me KSHZ-në është konstatuar se një gjë e tillë paraqet problem edhe në sistemin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye nevojitet certifikata nga Qyteti i Shkupit që qytetari ta dijë saktë se në cilën pjesë të rrugës përket.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments