Korrupsioni është prezent gjithandej, nëpër institucione shtetërore e arsimore, përkatësisht te profesorët por dhe te studentët dhe ky është një ndër faktorët që ndikon në cilësinë e arsimit të lartë në vend. Kështu u konstatua në debatin e organizuar nga Instituti për Demokraci. Sipas një hulumtimi në konviktet studentore, 40 për qind e studentëve janë ballafaquar me korrupsion, ndërsa 29 për qind nuk e dinë se ku ta denoncojnë këtë dukuri.
“Në thelb kur e shohim korrupsioni është prezent gjithandej, edhe nëpër institucione, institucionet e arsimit të lartë, institucionet shtetërore… Korrupsioni është prezent edhe tek profesorët dhe kuadri teknik, i dimë shitjet klasike të librave, në këmbim të notës më të lartë, por njëkohësisht korrupsioni është edhe tek studentët…. ”, u shpreh Teodora Stolevska, Këshilli Arsimor për të rinjtë MOF.