5.5 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeErdogani humb edhe në Maqedoni!

Erdogani humb edhe në Maqedoni!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan humbi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Bullgari, Shqipëri dhe Greqi ndërsa fitoi vetëm në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Në mënyrë disi të papritur, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan humbet zgjedhjet presidenciale në qendrat e votimit në Maqedoninë e Veriut. Komisioni zgjedhor turk hapi pesë vendvotime në Maqedoni dhe sipas të dhënave të agjencisë shtetërore Anadoll ka rezultate nga tre. Sipas këtyre rezultateve, kandidati i opozitës ka një avantazh të madh – Kemal Kilicdaroglu ka fituar 52.84 për qind, ndërsa Erdogan 35.8 për qind. I treti është kandidati nacionalist Sinan Ogan me 8.2 për qind.

Në mesin e votuesve në Maqedoni ka studentë turq që studiojnë në disa universitete, pastaj punëtorë turq të angazhuar në disa projekte ndërtimore, si dhe një numër më i vogël i qytetarëve të Maqedonisë që kanë edhe pasaporta turke. Është interesante se Kilicdaroglu doli i pari në votimin në Serbi – 48.23 kundrejt 45.42. Në Bullgari diferenca është 69 kundrejt 24 në favor të Kilicdaroglu. Në Greqi është edhe më i lartë, 75 kundrejt 16. Edhe pse kryeministri shqiptar Edi Rama e mbështeti hapur Erdoganin disa ditë para zgjedhjeve, Kemal Kilicdaroglu fitoi një fitore bindëse: 62.5 për Kilicdaroglu dhe 32.4 për presidentin aktual, transmeton gazeta KOHA.

Në rajon, Erdogan ka marrë më shumë vota vetëm në Kosovë 55 për qind, kundrejt 35 për qind për Kilicdaroglu dhe në Bosnje-Hercegovinë 45 për qind, kundrejt 43 për qind për kundërkandidatin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments