7.1 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeJaneva, Pançevski, Koçan mbeten në burg, Pendarovski refuzon kërkesat për falje

Janeva, Pançevski, Koçan mbeten në burg, Pendarovski refuzon kërkesat për falje

Shefja e ish-Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, ish-kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vladimir Pançevski dhe biznesmeni, Sead Koçan mbeten në burg, pasi presidenti Stevo Pendarovski ua refuzoi kërkesën për falje. Vendimet pritet të nënshkruhen këto ditë, kështu që për momentin bien në ujë tentativat e tre të dënuarve për të shkurtuar dënimin me burg.

”Komisioni për falje, i cili është trup ndihmës, punues në Kabinetin e presidentit, ka dhënë mendim negativ për kërkesën për falje të Katica Janevës.”, njoftuan nga Kabineti i presidentit.

Janeva u dënua me shtatë vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit  zyrtar si prokurore publike speciale në aferën “Zhvatja”. Siç është raportuar së fundmi në media, ajo punon si bibliotekiste në burgun e “Idrizovës” dhe shfrytëzon beneficione tjera që i ofron sistemi i burgjeve. Edhe ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, nga 3 shkurti 2022 është duke vuajtur dënimin me 2,5 vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Biznesmeni Sead Koçan ndodhet në burgun e Idrizovës që nga gushti i vitit 2019, pas aktgjykimit në rastin “Trust” të PSP-së, në të cilin akuzohej për keqpërdorime gjatë procedurave të furnizimeve  publike. Ai u dënua me 4.8 vjet burg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments