Sipas Entit Shtetëror për Statistika, në mars të këtij viti janë dhënë gjithsej 415 leje për ndërtime që është për 11.3% më shumë në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e objekteve është mbi 5 milionë euro që është për 21.9% më shumë në krahasim me marsin e vitit 2022.
Nga gjithsej 415 objekte, 229 ose 55.2% janë investitorë persona fizik, ndërsa 186 ose 44.8% janë investitorë persona juridikë.