Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot do të qëndrojë në Prishtinë për një vizitë zyrtare.Ai do të takohet me homologun e tij kosovar, zëvendëskryeministrin e parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Beslimi.
Procesi i integrimit evropian të vendeve të rajonit, në prag të 20-vjetorit të Samitit në Selanik, marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe bashkëpunimi rajonal, janë temat e këtij takimit.
Në Prishtinë, Mariçiq do të marrë pjesë edhe në një konferencë në kuadër të Iniciativës për Dialogët Ballkanik, me temë: “BE dhe Ballkani Perëndimor: Siguria, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi”, me ftesë të Grupit për Hulumtim të Politikave Ballkanike, Fondacioni BFPE për një shoqëri të përgjegjshme dhe Këshilli Atlantik, njofton Sekretariati për Çështje Evropiane.