9.4 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNuk respektohet rajonizimi në shkollat e Tetovës, shumë mësimdhënës rrezikojnë vendet e...

Nuk respektohet rajonizimi në shkollat e Tetovës, shumë mësimdhënës rrezikojnë vendet e punës

Për shkak të dëshirës së disa prindërve që fëmijët mos t’i regjistrojnë në Shkollat Fillore ku u takojnë, shumë mësimdhënës në Tetovë rrezikojnë të mbeten pa vendet e tyre të punës. Më të rrezikuar janë mësimdhënësit në Shkollën “Andrea Saveski Qiqish”. Për dallim nga viti i kaluar kur kishte 15 nxënës, për vitin e ardhshëm shkollor është regjistruar vetëm 1 nxënës në paralelet e gjuhës shqipe.

“Edhe përkundër apeleve të shumta komunës së Tetovës, por edhe masave që ka marrë sektori për arsim, rajonizimi në shumicën e shkollave të Tetovës, vazhdon të mos respektohet. Shembulli më i keq, është kjo shkollë ku ndodhemi. Është shkolla fillore “Qiqish” ku këtë vit është regjistruar vetëm një nxënës shqiptar në klasën e parë, kundrejt vitit të shkuar, kur ka pasur pesëmbëdhjetë. Me këtë rrezikohen vendet e punës së arsimtarëve shqiptarë që janë këtu, por edhe mbyllja e paraleleve në gjuhën shqipe”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Sipas mësimdhënësve, disa nga prindërit manipulojnë me dokumente me qëllim që fëmijët t’i regjistrojnë nëpër Shkolla të tjera.

“Edhe pse në listë sipas rajonizimit kishte afër 60 nxënës shqiptarë që duhej të regjistrohen në shkollën tonë, por për momentin vetëm një është regjistruar. Ne jemi pesë mësuese sepse këtu zhvillohet mësimi nga klasa e parë deri në të pestën dhe normal nëse s`bëhet numri i duhur i nxënësve na rrezikohet edhe vendi i punës. Bëhen shumë shkelje, sepse vetë prindërit marrin adresa tjera japin adresat e akusherive dhe me to të noterizuara lajmërohen në shkollat tjera. Organet kompetente duhet ta parandalojnë këtë”, u shpreh Valbona Ibraimi. Arsimtare në Sh. F. Andrea Saveski Qiqish.

“Po vendi i punës na rrezikohet plotësisht shkaku i mungesës së nxënësve. Sivjet kemi vetëm një nxënës, andaj presim edhe ndihmë nga komuna”, tha Lindita Ameti, mësuese në Sh. F. Andrea Saveski Qiqish.

Nga komuna e Tetovës thonë se do të marrin masa ligjore ndaj prindërve dhe Shkollave që nuk do respektojnë rajonizimin, ndërsa paralajmërojnë edhe kontrolle të rrepta nga inspektorati i arsimit.

“Secili nxënës ku e ka adresën duhet të mësojë, sepse do marrim masa edhe me Inspektoratin e Arsimit edhe me inspektoratin komunal që ata prind që nuk do i respektojnë këto masa do kenë ndëshkime Ligjore. Secili fëmijë ku e ka adresën aty duhet të regjistrohet”, u shpreh Validin Ademi., përgjegjës i sektorit për arsim në komunën e Tetovës.

Në mungesë të nxënësve në Shkollën Fillore “Andrea Savevski Qiqish”, paralelet shqipe funksionojnë nga klasa e parë deri në të pestën, më pas nxënësit transferohen në shkolla të tjera. Ndërsa për formimin e paraleleve shqipe deri në klasën e nëntë, nga Drejtori e Shkollës thonë se nevojitet rritja e numrit të nxënësve. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments