Forumi zyrtar britanik në institucione monetare dhe financiare (IMFIF), këtë vit e ka renditur Bankën popullore si të parën në botë mes bankave qendrore dhe institucione financiare për nga përfaqësuesi i grave në vendet drejtuese.
Kjo, siç informojnë nga Banka popullore është pjesë e publikimit kushtuar Indeksit të barazisë gjinore në institucionet financiare për vitin 2022, me të cilin tashmë dhjetë vite me radhë renditen institucionet financiare sipas barazisë gjinore.
Në publikimin për përfaqësimin e grave në strukturat drejtuese të Bankës popullore theksohet se 70 ppër qind e pozicioneve drejtuese në Bankën popullore i kryejn gratë.
Në listën e bankave qendrore të OMFIF me përfaqësim më të madh ë grave në pozicionet drejtuese janë gjendur edhe rezervat federale në San Francisko, Çikago, Mineapolis dhe Klivlend, bankat qendrore të Australisë dhe Norvegjisë, si dhe nga rajoni i Serbisë
“Raporti thekson se në botë vetëm 22 gra janë në krye të bankave qendrore (për një më shumë në krahasim me një vit më parë) dhe kjo situatë është praktikisht e pandryshuar në krahasim me vitin 2013 kur u vendos për herë të parë ky indeks, që flet shumë për ndryshime të ngadalta në këtë fushë në botën e financave”, thuhet në njoftimin e Bankës popullore.