4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAfrim Fanda / Jo moj Vjosë, jo, mos na portretizoj si të...

Afrim Fanda / Jo moj Vjosë, jo, mos na portretizoj si të tillë… ndryshe nga vetja jote…

Jo moj Vjosë, jo, mos na portretizoj si të tillë… ndryshe nga vetja jote.

Se keshtu nuk na respektove neve, shqiptarëve të Tetovës, por vetëm u mashtrove dhe shërbeve atyre që të ftuan dhe shfrytëzuan, në agjendat e tyre të islamit politik. Ndryshe nga Bilall Kasami që zgërdhihej i kënaqur që të futi në kurthin e tij, dhe partisë së tij ergodaniste, shqiptarët e Tetovës dhe në përgjithësi të ish IRJM, nuk ngatrojnë fenë me politikën dhe shtetin… e as me turizmin! Dhe këtë do të duhej ta bëje edhe ti, si presidente e nje shteti laik, me religjionin e ndarë nga shteti!

Se kështu nuk na respektove, por ofendove ata burra dhe në veçanti ato gra pa shami nga Tetova dhe qytetet e tjera të ish IRJM që në Kosovë si mjeke u kujdesën për ty kur u linde, u kujdesën për shëndetin tënd, si mësimdhënës të arsimuan… Paragjykove mijëra vajza dhe gra shqiptare pa shami të ish IRJM.

Janë vetëm dy nobelistë Vjosë, në gjithë botën shqiptare. Dhe të dy janë 20, gjegjësisht 40 kilometra larg xhamisë që ti vizitove në Tetovë. Njëri me origjinë nga një fshat i Gostivarti dhe tjetra grua, jo muslimane, por katolike, e lindur në Shkup dhe e njohur në gjithë botën si Nënë Teresa. Po të mos ishte kaq injoranjte, nuk do të na pragjykoje duke na konsideruar si pakicë turke…arabe!. Dhe po të mos ishe kaq naive, nuk do të lejoje të të shfrytëzojnë, e joshur nga lajkat dhe fama e “heroinës”. Sepse ti Vjosa nuk je heroinë, por një presidente që merr rrogë për punën që bën. Ndaj ul kokën dhe bëj punën për të cilën paguhesh nga qytetarët e vendit më të varfër në Europë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments