6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlternativa merr postin e Gërkovskës, zv. Kryeministër kundër korrupsionit?!

Alternativa merr postin e Gërkovskës, zv. Kryeministër kundër korrupsionit?!

Pas largimit të Zoran Zaev nga posti i Kryeministrit dhe ardhjes së mandatarit të ri Dimitar Kovaçevski, partia Alternativa e Afrim Gashit dhe 3 deputetët e saj, u bënë pjesë e shumicës parlamentare dhe koalicionit qeverisës me dy ministra atë të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratë si dhe një ministër pa resor përgjegjës për Diasporë.

Por, me të filluar bisedimet për zgjërim të shumicës parlamentare nga LSDM dhe BDI-ja me Aleancën për shqiptarët, partia e Gashit shfaqi mospajtimet e saj dhe me të përfunduar negociatat me ASH, Gashi doli nga Qeveria dhe i’a lëshoi vendin Taravarit duke i mundësuar pozitën e ministrit të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe numër të madh të drejtorëve që menaxhoheshin nga Alternativa.

Megjithatë, janë zyrtarët e lartë të dy partive më të mëdha, LSDM dhe BDI që në vazhdimësi kanë bërë thirrje për inkuadrimin dhe rikthimin e Alternativës në Qeveri dhe bashkimin e saj tek “Frontit për Europë”, iniciativë kjo e nisur nga kreu i integristëve, Ali Ahmeti.

Ngjarjet e fundit në skenën politike riaktualizuan temën e rikthimit të Alternativës në Qeveri.

Partia e Afrim Gashit mund të synojë postiin e rëndësishëm të zëvendës kryeministrit për qeverisje të mirë dhe luftë kindër korrupsionot, që për momentin udhëhiqet nga Slavica Gërkovska, e cila vjen nga rradhët e LSDM-së.

Ky post mund të ishte i pranueshëm edhe për partinë e Afrim Gashit, e cila në shumë raste ka theksuar që lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor i tyre ndërsa kanë propozuar edhe amandamente për mosvjetërsimin e lëndëve që kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës zyrtare dhe ky post duket që paraqet synim për zbatim të politikave të tyre partiake.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments