6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAmbasada e SHBA-së pret gjyqësi të pavarur, pa dallim kush e udhëheq

Ambasada e SHBA-së pret gjyqësi të pavarur, pa dallim kush e udhëheq

Ambasada amerikane në Shkup lidhur me ngjarjet e fundit në Këshillin gjyqësor sot përsëri ka shfaqur shpresë se do të ketë gjyqësi të pavarur dhe të përgjegjshme pa dallim se kush do të jetë në udhëheqësi.

“Ambasada e SHBA-së shpreson se do të ketë gjyqësi të pavarur dhe të përgjegjshëm pa dallim se kush janë udhëheqësit e saj. Kjo është me rëndësi thelbësore për ndërtimin e besimit në institucionet e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga Ambasada e SHBA-së për televizionin Alsat, lidhur me shkarkimin e kryetares së Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva.

Këshilli gjyqësor të mërkurën në seancë publike papritur e shkarkoi kryetaren Vesna Dameva. Arsyeja e drejtpërdrejtë e shkarkimit të Damevës ishte refuzimi i saj për të vendosur një pikë të re në rendin e ditës dhe fshehja eventuale e letrës nga ambasadorja Ageler. Shkarkimi i saj u nis nga zëvendësi Selim Ademi, i cili pas disa orësh tensionesh dhe debatesh mori mbështetjen e 7 prej 13 anëtarëve të Këshillit për ta shkarkuar Damevën nga vendi i kryetares.

Pasardhësi i saj duhej të zgjedhej dje, por seanca e Këshillit gjyqësor, ku pritet të votohet për kryetarin e ri, është shtyrë për 2 maj në orën 11:00. Zëvendës kryetari i Këshillit, Selim Ademi, kërkoi shtyrje për disa ditë, për shkak të, siç tha ai, rëndësisë së çështjes, siç është zgjedhja e kryetarit të ri, për të cilën do të ishte mirë prania e të 13 anëtarëve.

Dameva, e cila pas votimit për shkarkimin e saj akuzoi se “Këshilli është shndërruar në anarki”, ndërsa vendimin e vlerësoi si të paligjshëm dhe të miratuar “për të kënaqur individë të caktuar politikë”, dje, duke u shprehur për propozimin për shtyrjen e seancës, tha se shpreson që në ditët në vijim të ketë kohë të mjaftueshme për të parë nëse do të sigurohet shumica e nevojshme për të legalizuar, siç tha, shkarkimin e saj të paligjshëm.

Për shkarkimin e Damevas, por edhe të gjendjes së përgjithshme në gjyqësi, reagoi presidenti Stevo Pendarovski, ministri i Drejtësisë, si dhe ekspertë juridikë.

Sot edhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, ka apeluar për tejkalimin e gjendjes në Këshillin Gjyqësor, në interes të qytetarëve dhe shtetit.

“Gjykata Supreme, si gjykata më e lartë në vend dhe bartëse e autoritetit gjyqësor, thekson se në këtë periudhë vendimtare për vendin, të gjitha palët e interesuara në gjyqësor duhet t’i orientojnë veprimet e tyre drejt zbatimit të rekomandimeve të evidentuara në raportet adekuate për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç është Raporti i Komisionit Evropian dhe Raporti i Departamentit të Shtetit. Inkurajojmë Këshillin Gjyqësor që ta tejkalojë situatën në radhë të parë në interes të qytetarëve dhe në atë drejtim të vazhdojë përpjekjet për përgatitjen e Strategjisë së reformës në jurisprudencë, ndryshimet e nevojshme ligjore dhe zbatimin e standardeve evropiane, pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, transparencën dhe rikthimin e besimit publik“, tha Ademi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments