Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik është kërkuar nga Këshilli Etik i këtij institucioni që të ndërmerren masa kundër prokurores Lençe Ristovska. Kjo për shkak se Ristovska në një deklaratë publike kishte thënë se anëtarë të Këshillit për Prokurorë Publik bëjnë tregti me ndikimin. Sipas tyre, prokuroria ka shkelë nenin 10 të Kodit Etik, sipas të cilit prokurorët nuk duhet t’i komentojnë vendimet e këshillit. Përveç kësaj, në këtë seancë u zgjodh Ermon Neziri si anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik. /Alsat.mk