10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReagon Instituti për politikë publike ”Arben Xhaferi” për vdekjen e Fatmas

Reagon Instituti për politikë publike ”Arben Xhaferi” për vdekjen e Fatmas

Fatma quhet emigrantja afrikane 23-vjeçare e cila vdiq të mërkurën e kaluar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia për në Maqedoninë e Veriut. Kjo ngjarje ishte heshtur për thuajse një javë, derisa është alarmuar nga organizata për refugjatë “Second tree”.

”Në javë pas vrasjës me armë zjarri së Fatmatas nga Policia e shtetit, Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi është thellësisht i tronditur nga heshtja institucionale karshi kësaj tragjedie.

Më datë 19 prill 2023, u raportua se në Gjevgjeli, në afërsi të kazermës, ishte vrarë një migrante, pasi një polic kishte shtënë me armë zjarri në të pas tentimit të njërit prej kontrabandistëve të emigrantëve për t’ia marrë pistoletën. Fatmata, 23 vjeçare dhe e supozuar shtatzanë, ka ndërruar jetë pas dërgimit të saj në ndihmën e shpejtë, ndërsa bashkëshorti i saj u prangos dhe u mbajt në arrest për një ditë, para se t’i ofrohett që të eskortohet deri në kufirin me Serbinë në Tabanoc.

Një tragjedi e tillë nuk duhet të ndodhë në një vend që aspiron për anëtarësim në BE. Kjo është pasojë e e brutalitetit policor dhe e një politike migratore çnjerëzore që e trajtojnë migrantin jo si person në fatkeqësi, por si kriminel. Kjo politikë vendos në mënyrë të padrejtë trafikantët dhe emigrantët nën të njëjtin status të kriminelit.

U bëjmë thirrje institucioneve të vendit, në veçanti Departamentit për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë Policisë si dhe Prokurorisë Publike që të sigurojnë hetim serioz dhe të pavarur, për të ndriçuar ngjarjet që çuan në këtë tragjedi dhe për të mundësuar sjelljen e drejtësisë për Fatmatan dhe familjen saj” – thonë nga Instituti për politikë publike Arbër Xhaferi. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments