1.8 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeWilliam Walker i gatshëm të dëshmojë në Hagë për krerët e UÇK-së

William Walker i gatshëm të dëshmojë në Hagë për krerët e UÇK-së

Ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Walker tha se atij vetëm duhet t’ia tregojnë datën se kur mund të dëshmojë për ish-krerët e UÇK-së.

“Do të isha shumë i lumtur që të dëshmoja në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nëse më kërkohet një gjë e tillë.

Unë jam i gatshëm të paraqitem kurdo që më thërrasin avokatët ose gjykata, ata krejt çka duhet të bëjnë është të ma tregojnë datën”, tha ai në një intervistë për TV1.Më 3 prill ka nisur procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Me këtë rast, Gregory Kehoe, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se në Hagë do të ftohen që të dëshmojnë edhe gjenerali amerikan, Wesley Clark, ish-ministri i Jashtëm francez dhe kryeadministratori i UNMIK-ut Bernard Kouchner, e James Rubin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments