Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Sllovenisë, sot ka takuar Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar.Në takim, bashkërisht u konstatua se në 31 vitet e fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1992, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia kanë krijuar një bazë të qëndrueshme për një partneritet solid dhe të avancuar, i cili do të vazhdojë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit pikërisht në drejtimin e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm mes dy vendeve.